Botë

Gjykata holandeze: Ari i Krimesë duhet t’i kthehet Ukrainës

Gjykata e Apelit e Holandës ka vendosur në favor të Ukrainës për në një betejë të gjatë mbi një koleksion historik të thesareve antike, betejë që u nxitë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, raporton BBC.

Mosmarrëveshja ligjore filloi në vitin 2014, kur katër muzetë e Krimesë u përpoqën të detyronin muzeun Allard Pierson në Amstardam që ta rikthejë arin.

Ukraina ruan thesaret, që tani mbahen në ruajtje, e janë pronë shtetërore.

Gjykata e Apelit në Amsterdam të martën ka rënë dakord.

Muzetë, të mbështetur nga Rusia, ende mund ta dërgojnë rastin në Gjykatë Supreme, ka kështu pak gjasa që koleksioni “Ari Skythian” të zhvendoset.

Muzeu Allard Pierson në një komunikatë ka thënë se “është e lumtur që është arritur një verdik dhe se një hap tjetër është marrë drejt kompletimit të këij rasti”, por ka shtuar se nuk ka një opinion në vendimin e gjykatës së apelit.

Koleksioni “Ari i Krimesë dhe sekretet e Detit të Zi” është shfaqur në Amsterdam në shkurt të vitit 2014, në muajin kur presidenti pro-Moskë i Ukrainës u rrëzua dhe kur forcat ruse aneksuan Krimenë nga Ukraina. Një referendum i kontestueshëm mbi aneksimin e Krimesë pasoi në mars të vitit 2014, ndërsa u kundërshtua nga SHBA-ja dhe BE-ja si i paligjshëm.

Thesaretu huazuan nga pesë muzetë, një në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev dhe katër në vetë Krime. Në to përfshiheshin përkrenaret ceremoniale skythiane që datonin nga shekulli IV para Krishtit dhe theseare tjera nga epoka kur grekët e lashtë kolonizuan gadishullin e Krimesë.