Botë

Erdogani tërheq vendimin për dëbimin e 10 ambasadorëve të huaj

Descriptive Text

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është tërhequr nga vendimi për shpalljen e persona non grata 10 ambasadorët perëndimorë. Ky vendim erdhi pas presionit të shteteve perëndimore, në kryer me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo e fundit tha se duhet respektuar Konventën e OKB-së, që kërkuan të mos ndërhyjë në punët e brendshme të një shteti.

Në mbledhjen që ka zgjatur disa orë, Erdogani njoftoi për anulimin e vendimit, duke theksuar se ambasadorët e kanë marrë mësimin e duhur "dhe do të jenë më të kujdesshëm".

“Qëllimi ynë nuk është absolutisht të krijojmë krizë, por të mbrojmë nderin, krenarinë dhe të drejtat tona sovrane”, tha ai më pas i pari i Turqisë.

Erdogan kishte vendosur të shtunën e javës së kaluar që t’i dëbojë 10 ambasadorë të shteteve perëndimore pasi të njëjtit sipas tij kishin përkrahur lirimin e filantropit Osman Kavala.