Botë

Franca porosit NATO-n që të mos i frikësohet ushtrisë së re të BE-së

Foto: AP
 

Ministria franceze e Forcave të Armatosura ka porositur ministrat e mbrojtjes në NATO që të mos u frikësohen planeve të mbrojtjes së Bashkimit Evropian, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përfitojnë dhe se ngritja e kapaciteteve evropiane vetëm sa do ta forcojë aleancën.

Qëndrimet e Ministrisë franceze janë shpalosur në një takim me dyer të mbyllura të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s.