Një bazë e marinës së SHBA-së në periferi të Washingtonit, është mbyllur të mërkurën në mëngjes, pasi një kërcënim me bombë është bërë kundër Qendrës Mjekësore Walter Reed, që gjendet në atë kompleks, raporton “CNBC”.
Stafi dhe vizitorët e bazës në Bethesda të Marylandit, ka urdhëruar strehimin dhe u mbyllën portat.
Kërcënimi anonim, që është bërë rreth orës 8:45 me kohë lokale, ka paralajmëruar se ka bombë në afërsi të Ndërtesës 10 te Walter Reed, sipas një postimi të bazës së marinës në Bethesda.
Nga baza më pas është thënë se nuk ka ndonjë sulmues në kompleksin, ndonëse fillimisht kishte hetuar këtë.
Walter Reed është spital ushtarak që përdoret nga presidentit në SHBA dhe zyrtarët tjerë qeveritar për tretman. Ish-presidenti Donald Trump ishte hospitalizuar atje vitin e kaluar kur u infektua me COVID-19.