Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bill Clintoni u hospitalizua për shkak të një infeksioni urologjik

Bill Clintoni po rikuperohet nga një ineksion urologjik pas hospitalizimit të premten, ka bërë të ditur një ndihmës i ish-presidentit amerikan, i cili tha se Clintoni ka qenë në një njësi intensive të spitalit.

Ky ndihmës, identiteti i të cilit nuk ka dashur të bëhet i ditur, u ka thënë gazetarëve se Clintoni kishte infeksion urologjik i cili i ishte shpërndarë në organet e qarkullimit të gjakut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, bashkëshortja Hillary po qëndron me të në spital por jo edhe vajza e tij, Chelsea Clinton.

Ndihmësi nuk ka dhënë ndonjë periudhë kohore se kur mund të bëhet lirimi i tij nga spitali.

Për hospitalizimin e Clintoni ka reaguar presidenti amerikan, Joe Biden, i cili ka thënë se e ka thirrë në telefon Clintonin dhe se ai dukej mirë nga zëri.

“Presidenti Biden dhe Presidenti Clinton kanë shikuar mundësinë që të takohen së shpejti”, ka thënë përmes një komunikate për media, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

https://www.koha.net/bote/292668/bill-clintoni-shtrihet-ne-spital/