Botë

Bill Clintoni shtrihet në spital

 

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, është shtrirë në spital për shkak të një infeksioni. Siç shkruan BBC, 75-vjeçari është duke marrë trajtim në Qendrën Mjekësore UC Irvine dhe gjendja e tij është e mirë.

Ende nuk dihet se për çfarë infeksioni bëhet fjalë, mirëpo zëdhënësi Angel Urena, ka theksuar se nuk ka të bëjë me koronavirus.