Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur rihapjen e kufijve për udhëtarët e vaksinuar me të dy dozat, duke nisur nga 8 nëntori.
Sipas rregullave të reja, të bëra të ditura nga Shtëpia e Bardhë, personat e vaksinuar të cilët kanë test negativ për COVID-19 në 72 orët e fundit, do t’u lejohet hyrja në SHBA.
Kjo lëvizje shënon përfundimin e masave të cilat ishin imponuar për udhëtarët që nga fillimi i vitit të kaluar.
Rregullat aktuale ndalojnë hyrjen për shumicën e qytetarëve jo-amerikanë, të cilët kanë qenë në Britani të Madhe, dhe për disa shtete të tjera evropiane, Kinës, Indisë, Afrika Jugore, Iran dhe Brazili, brenda 14 ditëve të fundit.