Horror nga ISIS, 12 civilë futen në kafaz dhe digjen të gjallë

Horror nga ISIS, 12 civilë futen në kafaz dhe digjen të gjallë

03 July 2017 15:50

Dymbëdhjetë persona u futën në kafaz, u lyen me benzinë dhe u dogjën të gjallë. Siç transmeton njoftimet NOA, bëhet fjalë për 12 civilë irakienë, mes të cilëve një familje e tërë, të cilët u vranë nga ISIS, në zonën qendrore të Huwayja, qytet qendër e rezistencës së xhihadistëve mes Kirkuk dhe Tigri.

Është kjo ajo që referon policia lokale, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë fundjavë.

Viktimat u kapën nga militantët e shtetit islamik, teksa tentonin të largoheshin nga Huwayja.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme