Botë

Arrestohen tre persona në Egjipt, dyshohet se hodhën mijëra vaksina anti-COVID

Tre persona janë arrestuar në Egjipt, pasi dyshohet se kanë hedhur mijëra vaksina anti-COVID, raporton agjencia Reuters.

Dozat janë hedhur në një kanal në provincën Bani Mazar, ndërsa pamjet kanë qarkulluar në rrjete sociale.

Një farmacist i paautorizuar dhe një zyrtar të përfshirë në këtë incident, akuzohen për neglizhencë të madhe, si dhe po ashtu një shofer i Ministrisë së Shëndetësisë, që ishte paraparë të dorëzonte vaksinat te drejtoria e shëndetësisë në qytetin Minya. Të tre janë mbajtur në paraburgim, pasi kanë dhënë deklarata të ndryshme.

Dozat e papërdorura të vaksinave vlerësohen afro 319 mijë dollarë. Vaksinat besohet se janë kineze të Sinopharmit.