Kroacia u godit nga një tërmet i fortë të mërkurën rreth orës 10 të mbrëmjes. Megjithëse informacionet e para thanë se shkalla ishte 5.1 në shkallën Rihter, Shërbimi Sizmologjik njoftoi se shkalla ishte 4.6 në shkallën Rihter.
Epiqendra ishte pranë Trilj - Dalmaci, 39 kilometra në verilindje të Splitit dhe 19 kilometra në jugperëndim të Livno, raporton Index.hr.
Deri më tani, nuk ka informacione për dëme të mëdha materiale.