Botë

Dokumentari me pamje të reja nga trazirat në Kapitol publikohet më 20 tetor

Foto: AP
 

Një dokumentar i ri nga HBO që eksploron kryengritjen e janarit në Kapitol, “Four Hours At The Capitol”, do të shfaqet muajin e ardhshëm.

Përkrahësit e atëherë presidentit në largim, Donald Trump, sulmuan ndërtesën e Kapitolit më 6 janar të këtij viti për të protestuar kundër certifikimit të fitores së zgjedhjeve të Joe Biden në Kongres, i cili rezultoi në pesë vdekje dhe një hetim të Kongresit - si dhe Trump u bllokua nga rrjetet sociale.