Këshilli i Evropës i ka ndarë të hënën çmimin e madh për të drejtat e njeriut “Vaclav Havel”, lideres së burgosur opozitare bjelloruse, Maria Kolesnikova.
Ajo ishte arrestuar gjatë vitit të shkuar, pasi që e kishte shqyer pasaportën e saj në kufi për ta shmangur dëbimin e detyrueshëm nga vendi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vend të saj, çmimin e pranoi e motra, Tatsiana Komich, gjatë ceremonisë hapëse të sesionit vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në Strasburg të Francës.
Kolesnikova, si njëra prej liderëve të protestave masive kundër presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko vitin e shkuar, është dënuar në fillim të shtatorit me 11 vjet burgim, duke e nxitur reagimin nga vendet perëndimore.
Çmimi i ndarë nga Këshilli i Evropës i nderon veprimet e jashtëzakonshme të shoqërisë civile në mbrojtje të së drejtave të njeriut.