1 perditesime
Botë

Referendumi për martesat e të njëjtës gjini në Zvicër, shumica deri tani kanë votuar pro

Referendumi për martesat e të njëjtës gjini në Zvicër, shumica deri tani kanë votuar pro
Foto: AP
13:55

Referendumi për martesat e të njëjtës gjini në Zvicër, shumica deri tani kanë votuar pro

Votuesit zviceranë kanë mbështetur martesat e të njëjtës gjini, në referendumin që po zhvillohet të dielën atje, sipas parashikimeve.

Më shumë se 60% e kanë mbështetur martesën e të njëjtës gjini, veprim ky që do ta çonte Zvicrën në një linjë me vendet e Evropës perëndimore.

Ende pa u zhvilluar votimi, grupet kishtare dhe partitë politike konservative e kanë kundërshtuar idenë, me arsyetimin se ajo do të thyente familjen tradicionale.

Zvicra ka lejuar që çiftet e të njëjtës gjini të regjistrojnë lidhjen që nga viti 2007, mirëpo disa të drejta janë kufizuar.

Ndërkohë, referendumi që po zhvillohet të dielën, do të bëjë të mundur për këto çifte që të adoptojnë fëmijë, ndërkohë që për martesat mes gjinisë femërore do të mundësohet që të kenë fëmijë përmes donacionit të spermës.

Në 20 vitet e fundit, shumë vende të Evropës Perëndimore kanë pranuar martesat e së njëjtës gjini, mirëpo në Zvicër, vendimet e mëdha merren përmes referendumeve.

Sondazhet lidhur me votimet janë mbyllur në ora 12:00 sipas orës lokale, ndërkaq rezultatet e plota pritet të publikohen pas disa orësh.

08:21

​Zvicra sot vendos për martesat mes gjinisë së njëjtë

Qytetarët zviceranë do të vendosin përmes referendumit nëse do të lejojnë që çiftet e të njëjtit seks të martohen dhe të birësojnë fëmijë.

Sipas Euronews-it, sondazhet e fundit thonë se 63% e të anketuarve e mbështesin reformën "Martesa për të gjithë", 35% janë kundër dhe 2% të pavendosur.

Fushata ka qenë mjaft e polarizuar mes mbështetësve të komunitetit LGBT+ dhe kundërshtarëve konservatorë.