Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

29 të vdekur e 561 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 29 persona e kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 561 raste të reja nga 4,384 testime të realizuara.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 507 pacientë.

Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 13,008.