Botë

17 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të shtunën

Shtatëmbëdhjetë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të shtunën, derisa nga 4.633 testime, 392 persona kanë rezultuar pozitivë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 339 pacientë të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë shëruar 170.734 pacientë, kanë vdekur 6.577 persona dhe kanë rezultuar pozitivë 12.240 të tjerë.