Dhjetëra emigrantë bjellorusë kanë mbetur të izoluar në malet e Polonisë, duke tentuar të largohen ilegalisht nga vendi i tyre. Afër kufirit mes Bjellorusisë dhe Polonisë, janë gjetur emigrantë në një pyll, nën temperatura të akullta, derisa bëhet e ditur për katër të vdekur.
Anëtarët e Polonisë, Letonisë dhe Lituanisë në BE, kanë shpallur "gjendje të jashtëzakonshme", për mijëra njerëzit që po përpiqen të largohen nga Bjellorusia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Po luajnë me ne si në futboll.. Bjellorusët na godasin, na shtyjnë në drejtim të Polonisë. Polakët na rrahin, na godasin, na shtyjnë në Bjellorusi”, ka thënë një emigrant për BBC.
BE-ja ka akuzuar presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashkenko, për përdorimin e emigrantëve si armë, ndërsa Polonia ka ndaluar punonjësit e ndihmës së parë dhe gazetarët të afrohen në atë hapësirë ku gjenden emigrantët.