Botë

Britani: Shefave të restoranteve do t’u ndalohet me ligj të mbajnë bakshishet e punëtorëve

 

Shefat e restoranteve, kafeneve dhe klubeve të natës do të ndalohen të mbajnë bakshishet të lëna për stafin nga klientët në Britani.

Qeveria planifikon ta bëjë të paligjshme që firmat t’i ndalojnë bakshishet nga punëtorët, të cilët shpesh mbështeten tek ato për të shtuar të ardhurat e tyre.