Maqedonia do të nisë të hënën zbatimin e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit.
Rekomandimi sipas Ministrisë së Shëndetësisë është specifikuar që dozën e tretë ta marrin personat mbi 60 vjeç, personeli shëndetësor dhe qytetarët që kanë imunitet të dobët.
Doza e tretë rekomandohet Pfizer&Biontech, ndërkaq do të jepet së paku 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë.
Sipas njoftimit, të gjithë qytetarët, të cilët kanë marr dozën e dytë duke kaluar afatin 6 mujor do të marrin sms porosi që tani mund të paraqiten për të marrë edhe dozën e tretë të vaksinës.
Në Maqedoninë Veriore, 37% e popullsisë është vaksinuar me të paktën njërën dozë të vaksinës.