Botë

Tërmet i rrallë në Australi, nuk raportohet për të vdekur

Descriptive Text

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur pjesët periferike të Melbournet. Tërmeti prej 5.9 shkallësh është i rrallë për Australinë.

Zyrtarët australianë kanë thënë se lëkundjet e tokës ishin më të lartat në historinë e shtetit australian të Victorias.

Epiqendër e këtij tërmeti ishte qyteti Mansfield.

Kryeministri australian ka thënë se nuk është raportuar për lëndime të rënda.

Tërmeti me shkallën më të lartë ndonjëherë në Australi u raportua gjatë vitit 2019, kur lëkundjet arritën në 6.6 shkallë të Rihterit.