Botë

Talebanët kërkojnë të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Foto: AP
 

Kombet e Bashkuara kanë thënë se talebanët, udhëheqësit e rinj të Afganistanit, po kërkojnë që të flasin në takimin e nivelit të lartë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Zëdhënësja e OKB-së, Stephane Dujarric, ka thënë se Sekretari i përgjithshëm Antonio Guterres ka pranuar një komunikatë më 15 shtator nga ambasadori i akredituar afgan, Ghulam Isaczai, me listën e delegacionit të Afganistanit për sesionin e 76-të të asamblesë.