Presidenti iranian Ebrahim Raisi vuri në shënjestër Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një fjalim të martën pasdite, duke u thirrur në dy momente që ai tha se "bënë histori" këtë vit: trazira e Kapitolit e 6 janarit dhe civilët afganë që po binin nga aeroplanët evakuues amerikanë muajin e kaluar në Kabul.
Për këto dy ngjarje, Raisi i bëri thirrje SHBA-së që të përmbahet nga përpjekjet për të ndikuar në botë, duke thënë se botës më nuk i intereson për “Amerika e para” ose “Rikthimi i Amerikës” – goditje kjo ndaj presidentit Joe Biden dhe ish-presidentit Donald Trump, raporton CNN.
Në adresimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Raisi gjithashtu sulmoi SHBA-në për mbajtjen e sanksioneve ndaj Iranit, mes negociatave të bllokuara për të rikthyer marrëveshjen bërthamore të 2015-s.