Botë

Dënohet për terrorizëm personi i portretizuar si hero në filmin “Hotel Ruanda”

Descriptive Text

Paul Rusesabagina, i portretizuar në një film si heroi shpëtues gjatë gjenocidit në shtetin e Ruadës është dënuar për terrorizëm.

Rusesabagina u shpall fajtor për mbështetjen e një grupi rebel që vrau civilë në sulmet e vitit 2018, ku ishin vrarë dhjetëra persona. Familja e të dënuarit thanë se ai ishte dërguar me forcë në Ruandë dhe se ndaj tij nuk pati gjykim të drejtë.

Në filmin “Hotel Ruanda”, i nominuar për Oscar, Rusesabagina, luajtur nga aktori Don Cheadle, u shfaq si menaxher hoteli ku arriti t’i mbrojë më tepër se 1 mijë njerëz që kishin kërkuar strehim.