Botë

Kundërvënia ndaj Kinës përplas aleatët e Perëndimit

Franca ka akuzuar SHBA-në dhe Australinë për shkelje të besimit pasi Qeveria australiane prishi marrëveshjen me Parisin, duke e zëvendësuar me një të re me Shtetet e Bashkuara dhe me Mbretërinë e Bashkuar për nëndetëse të reja bërthamore për t’iu kundërvënë Kinës

Australia ka mbrojtur vendimin e saj për t’u tërhequr prej marrëveshjes multimiliarddollëshe për blerje të nëndetëseve nga Franca, në favor të një pakti të ri sigurie me Shtetet e Bashkuara dhe me Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri Scott Morrison i ka hedhur poshtë akuzat se Australia kishte gënjyer, duke theksuar se Franca ishte njoftuar paraprakisht për prishje të marrëveshjes.

Ministri i Jashtëm i Francës ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Australinë se kanë gënjyer lidhur me paktin e ri të sigurisë që ka shtyrë Parisin të tërheqë ambasadorët e tij nga kryeqytetet e shteteve aleate.

Jean-Yves Le Drian ka akuzuar gjithashtu dy shtetet për shkelje të besimit dhe përmbajtjes së marrëveshjes së mëhershme ndërmjet Francës dhe Australisë.

Kryeministri Morrison tha se ai kishte vepruar në të mirë të interesave kombëtare të vendit. Ai këmbënguli se Qeveria franceze “do të kishte çdo arsye për të ditur se ne kishim shqetësime serioze dhe të rënda” se marrëveshja prej 37 miliardë dollarësh (27 miliardë funte) e nënshkruar në vitin 2016 - që Franca të ndërtonte 12 nëndetëse konvencionale – “nuk do të përmbushte strategjinë tonë të interesave”.

"Sigurisht që është një çështje zhgënjimi i madh për Qeverinë franceze, kështu që unë e kuptoj zhgënjimin e tyre," tha ai. "Por në të njëjtën kohë, Australia si çdo komb sovran duhet të marrë gjithmonë vendime që janë në interesin tonë sovran të mbrojtjes kombëtare”.

Marrëveshja Aukus - e cila gjithashtu përfshin Mbretërinë e Bashkuar - do t'i japë Australisë teknologjinë për të ndërtuar nëndetëse me energji bërthamore, si një mënyrë për të luftuar ndikimin e Kinës në Detin e kontestuar të Kinës Jugore.

Kryeministri australian, Scott Morrison, tha se ai kishte vepruar në emër të interesave kombëtare të vendit.

Ai këmbënguli se Qeveria franceze “do të kishte çdo arsye për të ditur se ne kishim shqetësime të thella dhe të rënda” se marrëveshja prej 37 miliardë dollarësh e nënshkruar në vitin 2016 - që Franca të ndërtonte 12 nëndetëse konvencionale – “nuk do të përmbushte strategjinë e interesave tona”.

“Sigurisht që është një çështje zhgënjimi i madh për Qeverinë franceze, kështu që unë e kuptoj zhgënjimin e tyre”, tha ai. “Por, në të njëjtën kohë, Australia si çdo shtet sovran duhet të marrë gjithmonë vendime që janë në interesin tonë sovran të mbrojtjes kombëtare”.

Marrëveshja Aukus - e cila gjithashtu përfshin Mbretërinë e Bashkuar - do t'i ofrojë Australisë teknologjinë për të ndërtuar nëndetëse me energji bërthamore, si një mënyrë për të luftuar ndikimin e Kinës në Detin e kontestuar të Kinës Jugore.

Franca u informua vetëm disa orë para se të bëhej njoftimi publik në fillim të javës.

Në një intervistë për televizionin “France 2”, Le Drian tha se një “krizë serioze” ishte në horizont midis aleatëve.

"Fakti që për herë të parë në historinë e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës ne po tërheqim ambasadorin tonë për konsultime është një akt serioz politik, i cili tregon madhësinë e krizës që ekziston tani midis vendeve tona”, i tha ai “France 2”.

Ai tha se ambasadorët po thirreshin për të “rivlerësuar situatën”.

Por, ai tha se Franca nuk kishte parë “nevojën" për të tërhequr ambasadorin e saj nga Londra, pasi ai akuzoi vendin për “oportunizëm të vazhdueshëm”.

“Britania në të gjithë këtë gjë është pak a shumë si rrota e tretë”, tha ai.