Botë

Tri shpërthime në Afganistan me shënjestër talebanët

Dëshmitarët kanë treguar se kanë ndodhur tri shpërthime me shënjestër veturat e talebanëve në Afganistan, që ka lënë të paktën tre të vrarë dhe 20 të lënduar.

Askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmet, por grupi i dhunshëm i Shtetit Islamik në lindje të Afganistanit është armik i sundimtarëve të rinj talebanë.

Nuk është e qartë nëse zyrtarë talebanë kanë vdekur, raporton AP.

Po ashtu, një bombë shpërtheu në Kabul duke lënë të vdekur dy njerëz.