Botë

Matthew Palmer emërohet mbikëqyrës i reformës zgjedhore në Bosnje

 

Shtetet e Bashkuara e kanë emëruar ish-të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, si person përgjegjës për të mbikëqyrur programin e reformës zgjedhore në Bosnje e Hercegovinë, një vendim ky, që Washingtoni thotë se është shenjë e përkushtimit të tij në rajon.

Gabriel Escobar, që më herët gjatë këtij muaji është emëruar zëvendësndihmës Sekretar për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë  se Palmeri do të jetë njeriu kryesor i SHBA-së për këtë temë.