Botë

SHBA-ja u vendos sanksione pjesëtarëve të Al-Qaedas në Turqi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur në listën e zezë të sanksioneve pesë pjesëtarë të “Al-Qaedas” me bazë në Turqi.

Thesari amerikan ka bërë të ditur se disa prej tyre janë shtetas egjiptianë dhe disa turq, që kanë ofruar lloje të ndryshme të mbështetjes për operacionet e rrjetit terrorist.

Turqia është qendër e madhe për operacionet e “Al-Qaedas” në Siri, ku grupi ka lidhje me fraksionin rebel.

Thesari amerikan ka sqaruar se dy egjiptianët kanë vepruar si korrierë financiarë për grupin terrorist në Turqi, ndërkaq tre shtetasit turq kanë mundësuar udhëtimet e pjesëtarëve të grupit nëpër Turqi dhe Siri.

Përfshirja në listë të zezë nënkupton se SHBA-ja do t’ua ngrijë atyre të gjitha mjetet që i kanë nën juridiksionin amerikan dhe do t’i bllokojë nga pjesa më e madhe e sistemit financiar global.