Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja e Britania kritikohen rëndë për paktin e sigurisë me Australinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe janë duke u përballur me kritika të mëdha pas krijimit të paktit të sigurisë me shtetin e Australisë.

Marrëveshja mes tri fuqive botërore, e parë si një përpjekje për t’i dalë kundër Kinës, është bërë në mënyrë që SHBA-ja dhe Britania t’i japin Australisë teknologjinë e ndërtimit të nëndetëseve me fuqi nukleare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirëpo kjo lëvizje ka zemëruar Francën e cila ka deklaruar se është “therur pas shpine”, ndërkohë që Kina ka akuzuar tri fuqitë se kanë “mentalitet të Luftës së Ftohtë”.

Pakti i sigurisë ka ngritur po ashtu shqetësimet se mund të provokojë Kinën që të nxisë luftë.

Aleanca e quajtur ndryshe Aukus, është bërë publike të mërkurën nga presidenti amerikan Joe Biden, kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnsson, dhe kryeministri i Australisë, Scott Morrison.

Ndonëse ata nuk e kanë përmendur fare Kinën, Aukusi po shihet si një përpjekje për të kundërshtuar ndikimin e Beijingut zyrtar në Detin e kontestuar të Kinës Jugore.

Kryeministri britanik, Johnsson, në një deklaratë më vonë ka thënë se marrëveshja nuk është bërë me “synimin për ta kundërshtuar” Kinën.