Botë

Von der Leyen: BE-së i nevojitet vullneti politik për formimin e ushtrisë

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ketë vullnet politik për krijimin e ushtrisë së vet.

Në një fjalim, Von der Leyen ka thënë se BE-ja duhet të marrë leksione nga tërheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Afganistani. Ajo ka shtuar se BE-ja duhet të nxjerrë mësime nga kaosi i shkaktuar në ditët e fundit të tërheqjes amerikane nga Afganistani dhe se duhet të kërkojë pajtim politik për krijimin e forcës ushtarake që do të angazhohej në krizat e mundshme gjatë së ardhmes.