Presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), më 1 korrik kaloi nga Malta në Estoni. Ky shtet këtë detyrë do ta kryejë mes periudhës 1 korrik dhe 31 dhjetor.
Presidenca e Këshillit të BE-së me nga 6 muaj periudhë është duke u marrë përsipër nga shtetet anëtare. Vendi i cili merr këtë detyrë përsipër menaxhon mbledhjet në Këshill.
Estonia njoftoi se prioriteti i saj është të mbrojë unitetin e 27 shteteve anëtare të BE-së, pas vendimit të Britanisë për largimin nga BE-ja (Brexit).
Në programin e Estonisë të cilin e ka përgatitur për presidencën në fjalë theksohet se "BE-ja në nivel global si dhe rajonal është duke luftuar me teste me të cilat nuk është përballur më herët. Estonia e cila do të marrë Presidencën e Këshillit, beson se me këto probleme mund të përballet me unitet dhe vendosmëri. Duke negociuar largimin e Britanisë nga BE-ja, në të njëjtën kohë duhet të sigurojmë një kalim të shpejt në një BE me 27 shtete".
Theksohet se Estonia e cila është në pozitë kryesuese në fushën digjitale në Evropë, edhe me marrjen e kryesisë së Këshillit Evropian do të fokusohet në zhvillimin teknologjik. Qeveria e Estonisë publikoi programin e Këshillit Evropian, ku u theksua rëndësia e lëvizjes së lirë dhe të sigurt të të dhënave, raporton Anadolu Agency.
“Evropa duhet të përshtatet me zhvillimet teknologjike dhe duhet të përfitojë nga këto potenciale. Kjo do të ndihmojë qytetarët në jetën e tyre të përditshme dhe sjell dobi të madh për bizneset dhe shtetet anëtare”, thuhet në program.
Po ashtu njoftohet se Estonia e cila është nikoqire e Qendrës së Ekselencës Kibernetike të NATO-s, do të angazhohet lidhur me temën e sulmeve kibernetike. Pas Estonisë kryesinë e Këshillit të BE-së do ta marrë Bullgaria, Austria dhe Rumania me radhë.