Afro një e treta e personave që kanë ardhur në Angli dhe Irlandë të Veriut, ndërsa varianti Delta ka nisur të përhapet, dyshohet se kanë thyer rregullat e karantinës.
Më tepër se 300 mijë raste i janë dërguar hetuesve mes marsit dhe majit, sipas shifrave të siguruara nga BBC.
Qeveria e Britanisë nuk ka qenë në gjendje të thotë se sa prej këtyre rasteve është konstatuar se kanë thyer rregullat e karantinës apo se nuk kanë mundur të gjurmohen.
Nga 17 marsi deri më 31 maj më tepër se 1 milion persona erdhën në Angli dhe Irlandë të Veriut nga lista e vendeve me rrezik të mesëm nga koronavirusit. Personat nga këto vende duhej të vetizoloheshin për 10 ditë apo të ofronin dëshmi të testit negativ për COVID-19.
Në shifrat e siguruara nga BBC shihet se një total prej 301.076 rasteve i janë bartur hetuesëve për të shikuar nëse ata janë vetizoluar.
Gjatë asaj kohe, varianti Delta – që së pari u zbulua në Indi – po përhapej shpejt nëpër Britani.