Qeveria e Japonisë ka thënë se mbi 50 për qind e popullatës është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, raporton agjencia AP.
Japonia ka nisur vaksinimin në mesin e shkurtit, muaj prapa shteteve të pasura, për shkak të procesit të gjatë të aprovimit. Vaksinimi i pacientëve të moshuar, që nisi në shkurt po ashtu u ngadalësua nga mungesa e vaksinave, por rritmi është rritur në fund të majit dhe që atëherë është arritur synimi i administrimit të 1 milion dozave në ditë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Ekonomisë, Yasutoshi Nishimura, i ka thënë televizionit japonez NHK të dielën se rreth 60 për qind e popullatës pritet të vaksinohet plotësisht deri në fund të shtatorit.
Qeveria po e bën planin për lehtësim të masave rreth nëntorit, kur shumica e popullatës pritet të vaksinohet. Do të lejohen personat e vaksinuar plotësisht dhe ata me teste negative që të udhëtojnë, të mblidhen në festa apo ngjarje tjera.