Botë

Aeroplani i dytë me të evakuuar niset nga aeroporti i Kabulit

Foto: AP
 

Një aeroplan tjetër me të evakuuar është nisur nga Aeroporti i Kabulit, në Afganistan.

Bëhet e ditur se aeroplani i dytë i Qatar Airways ka arritur të premten në Afganistan, një ditë pasi ishin evakuuar 100 qytetarë të huaj me të njëjtën linjë aeroplanësh, me aprovimin e talebanëve.