Pjesa dërrmuese e Zelandës së Re do të dalë nga izolimi duke nisur nga e marta, përveç qytetit më të madh Auckland.
Në Auckland do të mbeten në fuqi masat më të ashpra deri javën e ardhshme, ka njoftuar qeveria të hënën.
Kryeministrja Jacinda Ardern ka thënë para gazetarëve se ia kanë arritur ta mbajnë situatën nën kontroll, por nuk duhet të çlirohen shumë shpejt. Vendi po përballet me variantin Delta qe një muaj. Të gjitha rastet e fundit kanë qenë në Auckland dhe deri më tani janë regjistruar 821 raste të reja. Ndërkohë, qeveria po mundohet që me anë të një strategjie të pazakontë ta zhdukë tërësisht virusin.