Botë

Numër rekord i të huajve që jetojnë në Gjermani

Rreth 10 milionë persona me pasaporta të huaja kanë jetuar në Gjermani gjatë vitit 2016, një rritje prej 1.9 milion personash apo 23 për qind më shumë se në vitin 2014.

Kjo shifër ka shënuar rekord në Gjermani, ka thënë Zyra e Statistikave në këtë vend.

Statistikat janë ende duke u përpunuar rreth numrit të përgjithshëm të popullsisë në vitin 2016.

Një zëdhënës i kësaj zyre ka thënë se shifra mund të arrijë në 83 milionë.

Gjatë vitit 2015, rreth 1.7 milionë persona që kanë jetuar në Gjermani, kanë pasur të kaluar refugjate dhe ai numër ka vazhduar të rritet edhe gjatë vitit 2016.

Rritja e numrit të popullsisë nga vendet e jashtme në Gjermani është shprehur më shumë, pas vendimit të kancelares gjermane, Angela Merkel, për hapjen e dyerve për më shumë se 1 milionë refugjatë, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

Sipas po këtyre të dhënave njoftohet se 5.8 milionë persona pa pasaportë gjermane, kanë qenë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.