Botë

Zbulohet një variant i ri i koronavirusit në Afrikë të Jugut me mutacione të shumëfishta

 

Shkencëtarët jug-afrikan kanë zbuluar një variant të ri të koronavirusit me mutacione të shumëfishta, por ende nuk dihet nëse është më infektues dhe nëse arrin të shmangë imunitetin e siguruar nga vaksinat apo nga infeksionet e mëhershme, ka njoftuar Instituti Nacional për Sëmundje Ngjitëse (NICD).

Varianti, i njohur si C.1.2., është zbuluar javën e kaluar. Shkencëtarët e NICD kanë thënë se C.1.2 është prezent në nivele shumë të ulëta dhe është tepër herët për të parashikuar se si mund të zhvillohet, raporton Al Jazeera.