Botë

SHBA-ja po heton vdekjen e civilëve nga sulmi me dron në Kabul

Foto: AP
 

Ushtria amerikane ka thënë se po heton raportimet se së paku nëntë civilë afganë kanë humbur jetën në sulmin me dron që kishte synim të parandalonte sulmin në aeroportin e Kabulit, raporton CNN.

Sulmi kishte shënjestruar një automjet ku ishte së paku një person i lidhur me ISIS-in në Afganistan, është thënë nga Komanda Qendrore e SHBA-së.