Botë

Italia prin në Evropë, evakuoi rreth 5,000 qytetarë afganë

Foto: AP
 

Italia ka evakuuar pothuajse 5,000 qytetarë afganë nga Kabuli, që nënkupton se është numri më i madh që ka bërë ndonjë shtet i Bashkimit Evropian.

Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Luigi Di Maio u ka thënë mediave se urdhër i tyre është që të mos braktisen njerëzit, gratë dhe fëmijët e Afganistanit.