Një turist është qëlluar me armë zjarri për vdekje derisa po hante drekë me familjen e tij në një restorant në Miami Beach. Burri po mbronte djalin e tij njëvjeçar, ka thënë policia dhe një anëtar i familjes.
22-vjeçari Tamarius Blair Davis i ka thënë hetuesve se shtiu ndaj 21-vjeçarit Dustin Wakefieldid sepse ai ishte nën ndikimin e disa substancave të cilat “e kanë bërë të ndjehet i fuqishëm”, thuhet në raportin e arrestimit të tij.
Davisi i tha policisë se iu afrua restorantit dhe rastësisht vendosi ta qëllojë Wakefieldin, i cili ishte në pushime dhe kishte ardhur prej Kolorados. Në një video të shkurt e cila u xhirua menjëherë pas të shtënave e që i posedon ËSVN-TV, i armatosuri shihet duke vallëzuar ndërsa njerëzit dëgjohen duke bërtitur, transmeton AP.
Xhaxhai i viktimës i tha një medias lokale se Dustini vdiq duke mbrojtur djalin e tij të vogël.
“Ky djalë u fut brenda duke e tundur armën dhe thoshte se është koha për vdekje. Ai i drejtoi armën djalit të tij dhe Dustini tha, ‘Ai është vetëm një fëmijë’”, ka thënë Mike Wakefield. “Dustini qëndroi në mes të gjuajtësit dhe fëmijës dhe ai e gjuajti atë. Ai e qëlloi disa herë kur ishte në tokë”.
Davis tash përballet me akuzën për vrasje dhe është në mbajtje.
© KOHA.