Botë

Izraeli bombardon bazën ushtarake të Hamas-it

Foto: Ilustrim
 

Aeroplanët luftarakë të Izraelit kanë qëlluar shumë caqe në Rripin e Gazës, ka bërë të ditur ushtria izraelite, duke njoftuar se bombardimet erdhën si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të militantëve palestinezë që shkaktuan tri zjarre në Izraelin jugor.

Forcat izraelite të sigurisë kanë thënë se kanë qëlluar një bazë ushtarake të Hamasit. Nuk është raportuar për viktima, raportojnë mediat e huaja.