Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli bombardon bazën ushtarake të Hamas-it

Aeroplanët luftarakë të Izraelit kanë qëlluar shumë caqe në Rripin e Gazës, ka bërë të ditur ushtria izraelite, duke njoftuar se bombardimet erdhën si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të militantëve palestinezë që shkaktuan tri zjarre në Izraelin jugor.

Forcat izraelite të sigurisë kanë thënë se kanë qëlluar një bazë ushtarake të Hamasit. Nuk është raportuar për viktima, raportojnë mediat e huaja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hamasi ka ashpërsuar qëndrimin javëve të fundit, për shkak se Izraeli ka intensifikuar bllokadën e vendosur gjatë luftës së muajit maj kundër fraksionit militant palestinez. Izraeli po kërkon kthimin e trupave të pajetë të dy ushtarëve dhe dy civilë që besohet se janë të gjallë.