Botë

Trafikuesit po marrin deri 700 mijë funte për një kalim të Kanalit Anglez me imigrantë

Descriptive Text

Trafikuesit po marrin deri në 700 mijë funte (815 mijë euro) për kalimin e Kanalit Anglez, është zbuluar, pasi ditës rekorde kur në Kent të Britanisë zbarkuan 800 imigrantë, raporton “Daily Mail”.

Trafikuesit e qenieve njerëzore po mbushin anijet me 30-40 persona, nganjëherë dhe më tepër, duke u kërkuar deri në 20 mijë funte (23.3 mijë euro) për kokë.

Është mjaft përfituese nga ta, pasi u duhen vetëm 2 mijë funte (2330 euro) për një varkë, ka njoftuar Policia e Francës. Madje është përfitim më i madh sesa me trafikim të drogës, sipas policisë franceze.

Këto komente vijnë pasi të shtunën në brigjet e Anglisë kanë arritur mbi 600 imigrantë, ndërsa dyshohet të jenë edhe më tepër, në afro 800.

Kjo shifër e ka kaluar rekordin ditor prej 592 të vendosur më 12 gusht.