Botë

Shkon në 1.297 numri i të vdekurve nga tërmeti në Haiti

 

Qeveria e Haitit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi një tërmet me magnitudë 7.2 ka goditur të shtunën vendin, duke lënë së paku 1.297 njerëz të vdekur dhe më shumë se 5.700 të plagosur, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të vendit.

Nga 1297 viktima, 1.054 janë në rajonin administrativ të Jugut, 119 janë në Grand’Anse, 122 janë në Nippes dhe dy janë në rajonin veriperëndimor.