Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tetë të vdekur e mbi 40 të lënduar pas rrokullisjes së një autobusi në Hungari

Tetë persona kanë vdekur pas aksidentimit të një autobusi në Hungari në mëngjesin e të dielës, njofton “Daily News Hungary”.

Aksidenti ka ndodhur në autostradë në afërsi të Szabadabattyanit. Mësohet se dy persona tjerë janë në gjendje të rëndë, ndërsa 46 janë lënduar më lehtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autobusi me targa hungareze ishte rrotulluar rreth orës 4:55 të mëngjesit.

“Sipas të dhënave fillestare, tetë persona kanë vdekur e 48 janë lënduar. Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes. Është bllokuar ajo pjesë e autostradës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Hungarisë.