Të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur e dhjetëra të tjerë të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka pësuar një autobus, të dielën në një autostradë në Turqinë perëndimore.
Autoritetet e provincës së Balikesirit në Turqi ku edhe ka ndodhur aksidenti i trafikut, kanë bërë të ditur se autobusi kishte dalë nga autostrada rreth orës 04:40 të mëngjesi të së dielës.
Njësitë e emergjencës kishin arritur menjëherë në vendngjarje, ku kishin mbetur të vdekur 11 persona. Ndërkohë 4 të tjerë, kanë vdekur në spital.
Sipas të dhënave zyrtare, numri i të lënduarve është 17, të cilët po marrin trajtimin spitalor.
Autobusi ishte duke udhëtuar nga Zonguldaku i veriut të Turqisë për në Izmir që ndodhet në perëndim, kur kishte dalë nga rruga.
Autoritetet kanë deklaruar se janë duke u zhvilluar hetime për arsyet e aksidentit tragjik.
-
Nëntë të vdekur në aksidentin në Turqi
-
Dy të vdekur dhe 15 të lënduar nga aksidenti i autobusit në autostradën Durrës-Tiranë
-
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një autobusi në Turqi
-
Aksidentohet autobusi në Turqi, katër të vdekur
-
Gjashtë të vdekur e 25 të lënduar pas rrokullisjes së një autobusi në Turqi