Spanja ka shënuar të shtunën ditën më të nxehtë të vitit, duke regjistruar temperatura deri në mbi 46 gradë celsius, përderisa autoritetet në Itali kanë zgjeruar në 16 listën e qyteteve të vëna në alarm të kuq shkaku i vapës.
Temperatura më e lartë gjatë ditës është shënuar në qytetin Ecija të Sevilles, mbi 46.5 gradë Celsius.
Megjithëkëtë, shkalla është më e ulët se sa rekordi i të gjitha kohëve prej 46.9 gradësh që ishte regjistruar në Kordoba, korrikun e 2017-s.
Gjatë mbrëmjes, në pjesën më të madhe të Spanjës temperaturat kanë shënuar deri në mbi 25 gradë celsius.
Ndërkaq meteorologët kanë paralajmëruar se gadishulli iberik do të përballet me vapë edhe më ekstreme, me efekte katastrofike afatgjate.
-
Spanja ende në alarm, temperatura ka arritur deri në 46 gradë celsius
-
Vala e të nxehtit e gushtit ishte më “intensivja e regjistruar ndonjëherë” në Spanjë
-
Spanja po përballet me një valë tjetër të nxehtësisë ekstreme
-
Franca në alarm nga i nxehti përvëlues, mbyllen gati 200 shkolla
-
Valë e të nxehtit në Evropë, disa shtete lëshojnë paralajmërime për qytetarët