Botë

Shpërtheu sistemi i oksigjenit, vdesin nëntë pacientë të hospitalizuar në Rusi

Nëntë pacientë me koronavirus kanë vdekur në një spital në Rusi, pasi raportohet se shpërtheu sistemi i oksigjenit.

Autoritetet njoftuan se rasti ka ndodhur në Spitalin Klinik të Urgjencës në Vladikavkaz, në rajonin jugperëndimor të Osetisë Veriore, raporton euronews.

"Pati një shpërthim në sistemin e oksigjenit dhe pasoi me ndërprerje të furnizimit me oksigjen", tha Sergei Menyailo, kreu i Osetisë. Ai shpërtheu të hënën, deri në atë kohë 71 pacientë ishin në kujdes intensiv.