Botë

Flakët djegin 150 shtëpi në Greqi, Erdogani i quan zjarret “kërcënim global”

 

Të paktën 150 shtëpi janë shkatërruar nga zjarri i furishëm që rrethoi një manastir dhe disa fshatra në ishullin grek Evia, në njërën prej mbi 100 vatrave që po shkrumbojnë Greqinë.

Zjarrfikësit po e vazhdojnë luftën kundër zjarrit pranë Athinës, kurse kryetari i Olimpisë ka adresuar thirrje për ndihmë, pasi që flakët po e rrezikojnë vendin e lindjes së Lojërave Olimpike.