Botë

Izraeli u kundërpërgjigjet sulmeve me raketa nga Libani

Izraeli ka përshkallëzuar reagimin të enjten ndaj sulmeve me raketa të kësaj jave, duke nisur sulme të rralla ajrore në Liban.

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se avionët goditën vendet prej ku një ditë më parë ishin lansuar raketa drejt vendit.

Forcat izraelite të Mbrojtëse fajësuan shtetin e Libanit për bombardimet dhe kanë njoftuar se nuk do të lejojnë që të dëmtohen civilët dhe sovraniteti i Izraelit.

Sulmet ajrore të orëve të natës në Libanin Jugor përbëjnë tensionim të dukshëm të situatës, në një periudhë të ndjeshme politike. Koalicioni i ri qeverisës i Izraelit po mundohet që ta ruajë paqen nën armëpushimin e brishtë që i dha fund luftës 11-ditore të vendit me militantët të Hamasit në Gaza, gjatë muajit maj.

Izraeli dhe grupi militant libanez Hezbollah zhvilluan një luftë shkatërrimtare njëmujore më 2006, kur mbetën të vrarë rreth 1 mijë e 200 libanezë, kryesisht civilë, dhe rreth 160 izraelitë, pjesa më e madhe e të cilëve ushtarë.

Lufta nuk arriti ta neutralizonte kërcënimin nga sulmet e grupit, ndërsa zyrtarët izraelitë thonë se arsenali i shtuar i raketave që Hezbollahu ka mund të godasë pothuajse kudo në vend.