Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka komentuar deklaratat e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, për krijimin e “botës serbe”.
Abazoviq ka thënë se nuk ka nevojë për botën serbe, por për botën evropiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë i kam kritikuar vazhdimisht këto lloj të deklaratave. Kam frikë se u japim atyre shumë rëndësi, edhe pse me të vërtetë duken të rrezikshme. Kur i japim diçkaje joserioze tepër rëndësi, atëherë ajo me të vërtetë bëhet shumë më e madhe sesa që duhet”, ka thënë Abazoviq, njofton “B92”.
Abazoviq ka përsëritur se mosekstradimi i ish-presidentit të shtetit të përbashkët të dikurshëm Serbi e Mal të Zi, Svetozar Maroviq, është mesazh i keq për Malin e Zi dhe nuk ka bazë logjike.
“Do të ishte shumë më mirë për drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar, që Svetozar Maroviq të ekstradohej në Mal të Zi”, tha Abazoviq.