Botë

Sulmohet shtëpia e ministrit të Mbrojtjes së Afganistanit

Foto: AP
 

Së paku katër persona kanë vdekur pasi persona të armatosur kanë sulmuar shtëpinë e ministrit të Mbrojtjes së Afganistanit në Kabul, raporton BBC.

Bismillah Khan Mohammadi nuk ishte në shtëpi të martën mbrëma, ndërsa kishte shpërthyer një bombë në veturë dhe ishte shtënë në drejtim të shtëpisë së tij.